Kurti: S’ka vend në Qeveri për ministra që ia mbajnë zhagun Thaçit

0
199
Kurti: S’ka vend në Qeveri për ministra që ia mbajnë zhagun Thaçit

Në fjalimin e tij, në seancën për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk i ka rënë pishman që e ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, raporton “Zëri.info”.

Madje Kurti është shprehur se do të ishte pishman nëse nuk do ta shkarkonte një ministër që në mes të natës ia mban zhagun presidnetit Thaçi.

“Për gjendje të jashtëzakonshme me dal me ia mbajt zhagun presidentit, në mes të natës, kjo është e pashembullt dhe e pafalshme. Prandaj unë kam vepruar drejtë, po të mos veproja do të ishte e padrejtë”, ka thënë Kurti./Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu