Kurti: Ta përkrahësh “Zajednicën” është ta përkrahësh Beogradin

0
825

Albini

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë nëse kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janari i këtij viti.

I përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumëi vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua.

Kurti thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar përkatësisht e okupuar në veriun e Kosovës. Kurtit në këtë intervistë për KosovaPress, nuk i iku as Gjykata Speciale, për të cilën thotë se deputetët e kaluan nën presion dhe trysni.

E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komun ave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare ,në Kosovë po krijohet një republikë sërpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me gaz lotsjellës dhe protesta.

Protesta të tilla do të nisin edhe në vitin 2016, pasi që Asociacioni i Komunave Serbe që për opozitën e bashkuar është “Zajednicë”, u vërtetua edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim po i jep krah opozitës që të vazhdojë ta kundërshtojë deri në tërheqjen e nënshkrimit, ose edhe të rrëzimit të qeverisë.

“Gjykata e kapur Kushtetuese e ka parë se sa e keqe është “Zajednica” dhe ka qenë e domosdoshme që praktikisht ta anulojë ata në 23 nene tëKushtetutës që ajo i shkel me secilën prej shtatë kapitujve të saj. Unë e kam përcjellë edhe konferencën për s htyp të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili praktikisht e pranoi që “Zajednica” është kompromis i madh sepse tha që liderët tuaj janë shumë të guximshëm. Kanë treguar lidership. D.m.th. me vet faktin që thoshte kanë t reguar lidership, tregon se kanë bërë koncesione të mëdha dhe ai tha që “ne nuk përkrahim marrëveshje të cilat janë të dëmshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe ardhmërinë e Kosovës” dhe pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese praktikisht i bie që sekretari amerikan John Kerry, nuk e përkrah “Zajednicën”. Të vetmit që e përkrahin “Zajednicën” janë Beogradi, andaj sot ta përkrahësh “Zajednicën” do të thotë ta përkrahësh Beogradin. Prandaj, është absurd ky qëndrimi i Mustafës por, unë besoj që në frymën e asaj çka ka thënë sekretari Kerry do të duhej që sa lidership madje shumë më shumë lidership të tregojnë zyrtarët e Serbisë duke bërë koncesione të drejta karshi Kosovës, e jo Kosova duke bërë koncesione tëpadrejtakarshi Serbisë. E di që nuk do të jetë lehtë, mirëpo, siç thotë një mik i imi “e keqja po e bënë të veten” mirëpo, edhe ne po e bëjmë tonën. Opozita e bashkuar është më e vendosur, më punëtore dhe më e bashkuar si asnjëherë mëpare”, thotë tutje Kurti.

Ai ka dhënë edhe arsyet se pse Bashkimi Evropian insiston në krijimin e Asociacionit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu