Kurti: Thaçi si Ali Shukria e Sinan Hasani

0
838

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, të premten ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se është duke i shërbyer Serbisë njëjtë sikurse që i kanë shërbyer më parë personat që sot cilësohen si tradhtarë të kombit.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është duke u debatuar për propozimin e PDK-së që me një mocion të veçantë të shfuqizohet mocioni i Vetëvendosjes për reciprocitet me Serbinë, ai ia ka përmendur atij dy takimet e fshehta me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

“Nuk është e rastësishme që kryeministri aktual, Thaçi, është takuar dy herë tinëz me Boris Tadiqin, madje një herë sa ka qenë në opozitë, siç ka njoftuar Wikileaks. Kjo rrugë e kësaj qeverie, e cila e bënë Kosovën të hapur për Serbinë e të mbyllur për Shqipërinë, është rrugë e Ali Shukrisë e Sinan Hasanit”, ka thënë Kurti, i cili me këtë e ka “prekur në tel” kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka ndërhyrë duke e “këshilluar” atë që të merret me çështje konkrete e mos të merret shumë me histori.

 

Nga, Jeton Llapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu