Kurti thotë se do të shtrijnë konceptin e tyre zhvillimor dhe anti-mafioz në tërë Kosovën

0
471

Kurti thotë se do të shtrijnë konceptin e tyre zhvillimor dhe anti-mafioz në tërë Kosovën

Albin Kurti, deputeti më i votuar në Legjislaturën e VI, i cili tashmë edhe ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet lokale të muajit tetor, ka thënë se ndryshimin që e kanë nisur Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, do ta bëjnë në tërë Kosovën.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Raportet prej institucioneve e organizatave ndërkombëtare e përmendin vazhdimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! si subjektin më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Kjo mbase nuk është diçka për t’u mburrur, pasi garën për transparencë e fitojmë lehtë, duke patur parasysh me cilët garojmë. Por, themeli i secilës transparencë, dhe kushti i domosdoshëm i saj, është mekanizmi i votimit të brendshëm.

Subjekti ynë ka pasur zgjedhje të brendshme dhe mbledhje të forumeve vendimmarrëse siç janë Këshillat e Qendrave apo Këshilli i Përgjithshëm, më shpesh se cilido subjekt, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin. Ne e pyesim shpesh dhe vazhdimisht anëtarin tonë se ç’mendon dhe si duhet të jenë politikat tona. Tek ne nuk ka parashutistë, trampolina dhe produkte të kulisave byrokratike “me urdhër nga lart”.

Këto kohë jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale. Unë votova në Prishtinë, ku ka nisur ndryshimi i madh për Kosovën, e ku do të konfirmohet ky ndryshim edhe në zgjedhjet e tetorit. U uroj gjithë anëtarëve të Lëvizjes, votim të mbarë në qendrat e tyre, zgjidhni kandidatët më të mirë për kryetarë e asambleistë, që në krejt Kosovën ta shtrijmë konceptin zhvillimor dhe anti-mafioz që e kemi nisur në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu