Kurti tregoi pse nuk do të votojë ligjin kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja

0
657

Albini

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pasur vërejtje se Ligji për parandalimin e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat terroriste.
Kurti ka thënë se Ligji nuk është në përputhje me vlerat e shqiptarëve.

Ai ka thënë se veprimet terroriste nuk luftohen me ligje të panikut.

Sipas tij, duhet të bëhet dallimi mes ISIS’it dhe Kurdëve.

“Neve na nevojitet një ligj i fuqishëm antiterrorizëm dhe një listë me organizata të ndaluara”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së ka thënë se kjo Qeveri nuk po dëshiron të luftojë terrorizmin në Kosovë por po mundohet që këtë ta bëjë sa më larg që është e mundur.

Faton Topalli

Dhe Faton Topalli thot se VV nuk voton kështu ligjin kundër pjesëmarrjes në luftërat e huaja

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se partia e tij, janë që të luftohet terrorizmi, dhe grupet që mbështetin terrorizmin, porse janë të gatshëm të mbështesin një ligj të mirëfilltë e jot ë gjeneralizuar.
“Jemi të gatshëm për një ligj të mirëfilltë kundër terrorizmit, jemi të luftohet terrorizmi. Të dënohet kushdo që mbështet terrorizmin. Cilat janë organizatat me veprimtari terroriste, ky ligj është i gjeneralizuar, është diskriminues, sepse serbët kanë të drejtë të marrin pjesë në luftëra që kanë dy shtetësi, ndërsa shqiptarët jo. Ligji që ka sjell qeveria nuk hyn në funksion kudër terrorizimit. Në emër të Vetëvendosjes kërkoj nga qeveria ta tërheq ligjin she së bashku ta bëjmë një ligj të ri dhe që hynë në funksion të çështjes”, ka thënë Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu