Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

0
279
Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka treguar detaje rreth negociatave për marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kurti tregon se si ngecën bisedimet, kur të dy filluan të flasin për pozita qeveritare.

Kurti ka thënë se në fillin e bisedimeve, Mustafa ka thënë se duhet të zgjedhë i pari një ministri.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, është shprehur Kurti në RTK.

Më tej, Kurti ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK’së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV’së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”, ka thënë Kurti.

Kurti ka treguar gjithashtu se në vitin 2018 i kishte propozuar Mustafës një qeveri 4+4.

“Një vit përpara në 2018 i kam thënë Mustafës ta bëjmë një qeveri 4+4”.

Tutje, Kurti ka thënë se nuk mund t’i japë LDK’së më shumë se që i ka jep populli.

“Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se që të ka jep populli”, shtoi Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu