
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti më pas do të merr pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, në ora 13:00.
“Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, thuhet në komunikatë.
NJOFTIM PËR MEDIA
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 04.02.2020
1. Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
VENDI: Prekaz
KOHA: 12:15
2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000.
VENDI: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Komuna e Mitrovicës
KOHA: 13:00