Kush e informoi Policinë për hyrjen e “terroristit” serb në Kosovë? Ja versioni serb!

0
624

Gavriq Sllobodan 1

Sllobodan Gavriq, 46 vjeçar me vendbanim në Beograd, u arrestua dy ditë më parë në Prishtinë, pasi iu zunë 13 kilogramë eksploziv në veturën e tij. Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ngritur dyshimin se ai po përgatiste një sulm terrorist. Por, e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime të veta, pretendon se këtu fshihet një grackë e ngritur nga një narko-diler i Novi Pazarit. Sipas kësaj gazete, kjo edhe është arsye pse mund të ngriten dyshime se këtu ka diçka përtej asaj që pretendohet.
Siç thotë të ketë mësuar kjo gazetë, të enjten në mbrëmje, narko-dileri nga Novi Pazari e kishte njoftuar Policinë e Kosovës, se në Prishtinë do të vijë Sllobodan Gavriq, me një veturë të zero “Renault Clio”, në të cilën ka edhe 13 kilogramë eksplozivë, me qëllim hedhjen në ajër të Hotelit Grand dhe Katedrales. Për këtë informacion është njoftuar menjëherë EULEX-i dhe janë bllokuar të gjitha kalimet kufitare të Kosovës.

Megjithatë, Gavriq kishte arritur të hynte në Kosovë nga Serbia para bllokimit të kufirit. Në Kosovë ai kishte hyrë në orën 19:18 minuta përmes Rudnicës dhe pastaj kishte shkuar në Prishtinë, ku edhe ishte arrestuar rreth orës 22:00.

Është interesant fakti se askush nuk e kishte vërejtur atë, edhe pse ai disa orë para se të hynte në Kosovë me eksplozivin në veturë, kishte hyrë në Serbi nga Kosova, ku kishte qëndruar më parë.

Gavriq, sipas gazetës, është punësuar në administratën e Ministrisë Bujqësisë, si inspektor veterinar.

“Ai punonte në kontrollin e mallrave me origjinë shtazore. Gjithmonë ishte i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm. Nuk ishte i dhënë pas alkoolit dhe nuk kishte sjellje të këqija”, thonë kolegët e tij.

Asnjë prej tyre nuk e di pse Gavriq shkoi në Kosovë, por thonë se ata nuk e besojnë se ai kishte planifikuar ndonjë sulm terrorist.

Gavriq, sipas gazetës serbe “Blic”, nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë vepër penale. Ai bashkë me gruan e tij e cila punon në Ministrinë e Brendshme, dhe fëmijët, jetojnë në një banesë në Beogradin e Ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu