Kush e përçan Kombin Shqiptar ?

0
930

*Kombit tone i´u kane turrur lakmiqaret; Serbi, ne Veriun e Kosoves, Greku ne jugun e Shqiperise dhe Turku me sjellje “vellazerore”,per te gllebruar nga nje copê tokê

*Xhamia dhe Kisha nuk sulmohen nga askush

*Personalisht mendoje se ata qe e kane marre “yryshin” kunder ketyre tempujve fetare, luajne karten e percarjes ose jane te paguar,per te percare kombin tone.Dhashte Zoti te mos jete as njera e as tjetra. Por faktet dha situata aktuale flete ndryshe. Mjerisht!

*Kalemxhinjt dhe telallet e paguar te mos i fryejne flakes se percarjes,qe flaket shpejte do prekin palcen e kombit

Çuditerisht koheve te fundit, neper shume mjete te informimit te shkruara dhe elektronike,kane nxjerre koke nga grumbuj plehrash “kastraveca” te papjekur, me dajak ne krahe e kane marrur “yryshin”, ca kunder Islamit e ca te tjere kunder Krishtenizmit. Tellallet sulmojne gjysem henen dhe ca te tjere sulmojne me urrejtej kryqin. Kombi shqiptare, fatemiresisht eshte i njohur ne tere rruzullin tokesor, si nder popujt me tolerant sa i per kete te tri besimeve fetare; musliminazmit,katolicizmit, ortodoksizmit dhe disa sekteve fetare, qe nuk do i ze n´goje fare.

Disa shqiptare,kalemxhi,telall dhe miop,per te cilen une personalisht dyshpoje shume se keta jane te paguar shume mire per te percare kombin shqiptare. Nuk e keni idene se c´me rastisi te lexoj,pra, lexo dhe mos beso. Sulmojne Gjergj Kastriotin- Skenderbeun,heroin tone kombetar, ca kopuk te tjere, sulmojne Muhamedin a.s. si merakli i grave,mos te perdori ate fjalen banale,se si shprehen kupuket. I ka kapur “inati i kaurrit”, se ai kerkon kryq ketu dhe une do kerkoje xhami ketu,ai filan fisteku,kerkon nje te krishtere ne bronxe ketu dhe une do kerkoje nje muhamedan ketu. Ca te tjere dalin ne “sokak” per te shprehur “paknaqesine”

Tani, kombit tone i doli edhe nje halle i madh i sikletshem. Lenda e edukates fetare neper shkollat shqipe. Nje fjale e popullit tone thote:”Me peshty perpjtet prape kthehet e me bjere ne gjoks”,por, mendoje se neve,mjerishte na mungon vetdija kombetare. Heret eshte qe ne te krahasohemi me Ameriken e Gjermanine,Francen, Angline… Dua te theme se atyre qe u mungon vetdija kombetare, neser ne shkolle,del nje rrugac dhe fyene kryqin, ne anen tjeter del nje tjeter e te njejtit soj dhe fyene gjysem henen dhe kesisoj do te plas sherri. E pastaj vetem i madhio Zot e di se si do te perfundoje sherri. Fuat Ramiqi,nxjerre ne sokak xhematin per te protestuar, per t´i vure themelet e nje xhamie te Madhe. Ne rregull. Une personalisht,deklarohem haptazi per ndertimin e Xhamise,bile do te jape edhe kontributin tim. Por, jo ne ate menyre. Eksistojne ca rregulla ligjore. Dhe s´ka kush e ndal….

Nderkaq, “dushmanet” i ferkojne duarte dhe i ndersejn dhe i paguajne ;kalemxhinjt,tellallet, qe te kontribojne kesaj shamate te panevojshme,sipas asaj “Perca e sundo”. Dhe, ata lehin pa pushuar per asnje qast. Lehin se per kete pune paguan. Kenaqem kur i shohe bashke;Hoxhen e priftin bashke,si vellezer te nje gjaku. I shohe ne tubime te ndryshme bashke duke diskutuar vesh ne veshe. Njeri-tjetrit i´a shterngojne doren duke i´a uruar Bajramin e Pashket. Mrekulli e Zotit! Por, kjo nuk u pelqen vetem idioteve qe jane te ndersyere nga carqe shoveniste e hegjomoniste. Nuk shohe asnje rrezik qe Xhamia e Kisha jane ne rrezik. Nuk do te ishte keq qe Roma e Stambolli. t´i mbajne gishtat large dhe mos i fryejne zjarrit te percarjes,qe fatekeqesisht, ne shume raste po i mungon baruti dhe benzina. Ka shume sosh, qe per te percare shqiptaret e marrin nje “sebep”, neve na cliroi krishtenizmi e jo musliminazmi. Kjo nuk eshte asgje tjeter, veqese percarje vellazerore, me qellim te caktuar. Parat ne kete drejtim jane HARAM SI ME BIBEL,SI ME KUR´AN.

Kombit tone,rreziku i kanosert nga thonjte helmues te armiqeve shekullor. Greku, i ka nxjerre dhembet kunder shqiptareve haptazi,urrejtjen shekullore e mesjetare,shqiptaret ne hugardhi,duke kenduar kenke nacionaliste edhe neper kazermat ushtarake,vrasin si qen nje te mitur shqiptar ne rruget greke qe gezohej per nje gol, kerkon Himaren,perdhunos varret e te pareve tane ne Boboshtice,kerkon ujerat tona ne Jon… dhe ne trgohemi memec, te shurdhur dhe syleshe.

Serbi, ne Veri te Kosoves, sillet si ne token e babes Sveti Sava.Lulzon krimi,droga,kontrabanda,djegin cdo te gjalle,vrasin shqiptare,nuk i lene te bejne gjume pleqe e femije,loket nuk i lene te perkundin djepin e foshnjave, ne token e tyre denbabaden. Dhe, kupuket merren me gjera te parandesishme,qe ne kete kohe jane te dal boje…

Turku, me “sjellje vellazerore” kerkon te riparoj hamame dh kala. Dhe me nje riparim hamami kerkon te ndryshoje historine shqiptare dhe ne i duartrokisim dhe bile e marrim “n´gryke” duke i thene Aferim!

Pra. krejt ne fund,kalemxhint dhe tellallet e paguar, te mos i fryejne zjarrit te percarjes fetare, qe flaket do te perhapen shume shpejt ne palcen e Kombit, qe me vone dikush herdo kur do do te mbane pergjegjesin, qe edhe deti nuk do t´ia lane dhe yzmeti i tyre iturpit do te dal ashiqare ne lendine. Feja, ne xhami e kishe. Kombi te jete ne spikame t´i dalim ne mbrojtje si gjithmone,nga llava e ulkonjave qe shqyejne cdo gje naten dhe i vajtojne diten…

 

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu