Kush e punësoi gruan e asistentit të arrestuar

0
745

Prishtinë, 21 dhjetor – Ndonëse rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, fajet për të gjitha keqpërdorimet e ndodhura në Universitet po ia hedh menaxhmentit të kaluar, duket sikur edhe përbërja e tashme e Rektoratit ka afërsi me njerëzit që u arrestuan javën që shkoi për korrupsion dhe falsifikim diplomash.

Një burim brenda Universitetit i ka thënë gazetës Tribuna, se pasi rektori Gashi kishte marrë udhëheqjen e UP-së, njëri nga të dyshuarit, ish-asistenti i Fakultetit Filozofik, Arian Janova ka punësuar bashkëshorten e tij si zyrtare për diploma në Universitetin e Prishtinës.

Sipas këtij burimi, Janova e punësoi bashkëshorten e tij në UP falë lidhjeve që kishte krijuar me zyrtarë të lartë të Rektoratit.

“Ajo deri vjet ka qenë banuese në konvikt, kurse deri në atë kohë ishte duke punuar në një furrë buke në Prishtinë”, kanë thënë burimet.

Ndërsa, përfaqësuesit e zyrës për informim të UP-së, gjatë ditës së premte nuk kanë pranuar t’i përgjigjen gazetës lidhur me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu