Kush e vrau Bajram Currin ?!

0
1217

Vrasja e tribunit te paepur popullor, Bajram Curri, si dhe prinjesve te shquar te popullit shqiptar, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi, Avni Rustemi, Riza Cerova e atdhetare te tjere u kompletua ne hotel “Bristol”, ne Beograd, nga Pashiqi, ish-kryeminister i Jugosllavise, ne bashkepunim me Zogun dhe Ceno beg Kryeziun. Shkak per vrasjen e tyre ishte se ata kurre nuk u pajtuan me aneksimin e me se 3/4 te trojeve etnike arberore nga shovinistet fqinje, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.

Ne historine tone kombetare Bajram Curri ka zene nje vend nderi e lavdie, si nje nder rilindasit e shquar per pavaresi kombetare, per liri e demokraci dhe per krijimin e shtetit unik shqiptar, anembane trojeve etnike. Bajram Curri kurre nuk u pajtua me copetimin e trojeve ndermjet shovinisteve fqinje, ai ishte kunder synimeve te tyre per te zhdukur a tjetersuar kombin shqiptar.

Perzenia e Zogut nga Shqiperia, me revolucionin demokratik-borgjez te qershorit 1924, tronditi thelle monarkite ballkanike. Me 11 qershor gazeta “Politika” e Beogradit shkruante se “kryengritja antizogiste udhehiqej nga Komiteti i Kosoves, nga Bajram Curri e Hasan Prishtina dhe se ardhja ne fuqi e tyre eshte e padeshirueshme per Jugosllavine”. Ndersa me 11 dhjetor, po kjo gazete shkruante: “Bajram Curri dhe Hasan Prishtina i therrasin shqiptaret e Kosoves ne kryengritje kunder Jugosllavise dhe sic thone ata po “po troket ora e lirise!””

Pra, Bajram Curri ishte i padeshirueshem per Beogradin, kurse Ahmet Zogu ishte mik i tij dhe mbahej me nderime te medha ne hotelin me luksoz. Dihet boterisht se Zogu nenshkroi me Pashiqin nje marreveshje tradhtare te turpshme prej 16 pikash, te perafert me marreveshjen qe kishte nenshkruar para tij Esat Pashe Toptani. Sipas marreveshjes Zog-Pashiq, Jugosllavia angazhohej me te gjitha mjetet ushtarake, financiare e diplomatike, per te permbysur regjimin demokratik ne Shqiperi dhe per te sjelle Zogun ne fuqi, me keto kushte kryesore, cungimi i metejshem i trungut shqiptar, duke i dhene Jugosllavise Shen Naumin dhe luginen e Vermoshit, shperndarjen e komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves”, asgjesimin e figurave te ketij komiteti e te tjera favore ekonomike dhe politike, duke e vene Shqiperine ne poziten e nje vendi vasal te Jugosllavise. Ne hotel “Bristol”, Zogut i numeroheshin florinjte e akorduar nga qeveria jugosllave per t’u futur ushtarakisht ne Shqiperi e per te permbysur me forcen e armeve te paren qeveri demokratike. Ushtria jugosllave shtypi me zjarr e hekur prinjesit popullore ne Kosove, Azem Galica, Sadik Rama, Ahmet Delia e te tjere. Beri shkrumb e hi zonen neutrale “Arbri i Vogel”, Drenicen. Me dhjetra fshatra i shkrumboi dhe i rrafshoi me token. Besniket e Zogut dhe veglat e bindura te Jugosllavise si Ceno beg Kryeziu, Muharrem Bajraktari, Llesh Topollai, Lala Krosi, Halil Hoxha e te tjere, me florinjte qe Jugosllavia i akordoi Zogut, rekrutuan ne menyre te ethshme, mijera mercenare duke i paguar me 4-6 napolona ari ne dore.

Zogu, porsa erdhi ne pushtet, perjashtoi nga parlamenti gjithe deputetet e opozites, shperndau Komitetin e Mbrojtjes Kombetare te Kosoves, i dha Jugosllavise gryken e Vermoshit dhe Shen Naumin, qe ishin brenda kufinjve te shtetit shqiptar te vitit 1913. Zogu asgjesoi figurat me te shquara te luftonin per ceshtjen kombetare e qe nuk i deshi Serbia.

Me 13 gusht 1925, ne gazeten “Politika”, Nikolla Pashiq me entuziazmin e fitores thote “ne kemi marre nga Shqiperia disa pika shume te vlefshme, si nga pikepamja strategjike dhe komunikative, sic eshte gryka e Vermoshit… Diplomacia jone ka kryer ketu detyren ashtu sic thuhet”. Dhe per sherbimet qe i bene Jugosllavise, Ahmet Zogu dhe Ceno beg Kryeziu u vune ne qender te shtypit te Bogradit si “miq te vertete te Jugosllavise”.

Bajram Curri, gjate jetes se tij u shqua si prinjes popullor, si luftetar i paepur, si strateg tejpames i kryengritjeve te medha antiosmane e antishoviniste, si udheheqes demokratik antifeudal, kunder regjimit te feudaleve dhe bajraktareve, si minister i luftes e komandant i pergjithshem, per clirimin dhe mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut, si flamurtar i unitetit kombetar, kunder cdo percarjeje krahinore. Ai hyri thelle ne ndergjegjen e kombit shqiptar. Emri dhe vepra e tij kaloi kufijte e trojeve arberore, te Ballkanit te trazuar e me gjere. Figura e tij legjendare u perjetesua ne epiken heroike, ne historiografi, ne letersi, dramaturgji, ne pikture e skulpturen monumentale.

Emri dhe vepra e tij kulmore ne dobi te kombit shqiptar rrezatuan fuqishem ne brezat pasardhes, frymezuan dhe edukuan breza te tere luftetaresh per idealet kombetare. Prandaj ne perulemi me respekt te thelle para emrit dhe vepres se tij madhore.

Gazeta “Liria Kombetare”, me 12 gusht 1925, duke shprehur indinjaten e popullit shqiptar, shkruan: “Thika e pergjakshme e matjanit te pashpirt, po pret dy gjymtyret e trupit te gjalle te shtetit shqiptar: Shen Naumin dhe gryken e Vermoshit, me rendesi strategjike”.

Sot aktualisht shtrohet nje pyetje: Valle ithtaret nostalgjike, te ringjallur te Zogollit e te Ceno beg Kryeziut, te kesaj bande kriminale antikombetare, qe kerkojne te ngrene ne pidestal Zogun e Kryezinjte e Gjakoves, a nuk e dine se Zogu erdhi ne pushtet me ndihmen ushtarake e financiare te Jugosllavise dhe si shperblim i dhuroi gryken e Vermoshit dhe Shen Naumin? Valle nuk e dine se per interesa te Jugosllavise, vrane tribunet e popullit shqiptar, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinen, Elez Isufin, Avni Rustemin e te tjere? Po marreveshjet kapitulluese qe beri Zogu me Italine dhe ikjen e tij te turpshme, pse i harrojme? A nuk e kuptojne kete se tradhtia kombetare as nuk falet, as nuk mund te harrohet?

Me 13 prill 1925, gazeta “Politika” shkruante per varrosjen e Bajram Currit. Ajo thekson se ne varrimin e tij moren pjese me se 2000 vete (ne fakt kane qene me shume – nga e gjithe Shqiperia). Gazeta shpreh habine, si eshte e mundur qe Bajram Curri te varroset me nderime te medha dhe ne pranine e pushtetit, i cili e vrau? Hipokrizi dhe cinizem i pashoq!

Zogu e Kryezinjte, te tmerruar nga revolta e mbare popullit, per ta frenuar kete, perdoren demagogjine pitaleske duke u perpjekur te paraqesin vrasjen e Bajram Currit si aksidentale.

Bajram Currin e vrane fizikisht. Por ai kurre nuk mund te vritet. Sic thote Noli:

“As je vrare e as do vritesh/

Legjendar, Ante po rritesh”!

Bajram Curri do te jetoje perjetesisht ne zemrat e shqiptareve te vertete, si hero i popullit.

 

Shkruan: Myftar Memia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu