Kush është babai i Astritit, Avni Dehari ?

0
965
astrit-dehari
Astrit Dehari: Hero i te gjithe neve!

Aktivisti i Vetëvendosjes dhe studenti i Mjekësisë Astrit Dehari, ndërroi jetë dje në rrethana ende të paqarta.

Para pak kohësh, familja e Astritit përjetoi edhe një dhimbje tjetër të madhe, humbjen e djalit të tyre, Arbënorit.

Në profilin e z. Dehari në Facebook, gjatë orëve të fundit kanë shkuar qindra mijëra mesazhe ngushëllimi.

arbnor-e-astrit-dehari
Arbnor dhe Astrit Dehari

Kush është babai i Astritit dhe Arbënorit, Avni Dehari ?

Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.

Ai ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Avni Dehari me familjen e tij që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari AvniDehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Çka kishte deklaruar Avni Dehari kur u kthye nga Zvicra ?

Në aspektin financiar e kemi pasur gjendjen shumë të mirë dhe kushte me të mira në Zvicër, as që kemi pritur t’i kemi dhe këtu as që mund ti kemi kushtet si në Zvicër, por dashuria për atdhe ka qenë arsyeja kryesor që jemi kthyer. Edhe sikur gjithë Zvicrën të na kishin falur nuk e kishim ndryshuar mendimin”, thotë Avni Dehari.

Avni Dehari thoshte se është kthyer menjëherë në vitin 1999 së bashku me vajzën, ndërsa një vit më vonë i janë kthyer gruaja me dy fëmijët e tij, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Deklaratat e Arbënorit dhe Astritit kur ishin kthyer nga Zvicra

Arbënori thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .

Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar këtu shtetin kush duhet ta bëjë.”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astrti Dehari, shprehej se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

avni-dehari-1
Avni Dehari: Gjate Fjales Komemorative për Arbnorin

avni-dehari

avni-dehari

avni-dehari

avni-dehari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu