Kush është personi qe iku nga policia në Kumanovë

0
616

kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të martën se e ka gjetur armatimin, për të cilin u tha se ishte marrë nga një pjesë e grupit të armatosur gjatë sulmit të stacionit policorë në Goshincë.
Pas arrestimit dhe bisedave me personat e përfshirë në “Lagjen e Trimave” të cilët edhe zyrtarisht janë paditur për vepër penale “terrorizëm”, policia thotë se një pjesë prej tyre kanë vërtetuar përfshirjen edhe në sulmin ndaj stacionit policor në Goshincë, duke treguar vendin se ku e kanë fshehur armatimin e vjedhur aty.
“Kryesisht, në bazë të informatave të fituara operative të dielën, një ditë pas aksionit, janë kryer bastisje në dy lokacione në Malinë dhe Brezë, në hapësirë të hapur në bunkerë të improvizuar.
Gjatë bastisjes janë gjetur sasi e madhe e armëve dhe municionit edhe atë: gjithsej 61 pushkë automatike nga të cilat 21 pushkë automatike me prejardhje nga Ukraina, 35 pushkë automatike jugosllave dhe një pushkë automatike kineze, 1 pushkë gjysmë-automatike dhe 3 mitraloza, gjithsej 8 sandëqe me municion të kalibrit 7.62 nga të cilat 7 janë sandëqe të plombuara me municion dhe 1 është i hapur.
Nga kontrollimet e para është vërtetuar se nga gjithsej 59 armët automatike, që kanë patur numra të qartë dhe të dukshëm serik, 54 me numër serik janë pronë e MPB të Maqedonisë, gjegjësisht armët të cilët janë marrë nga grupi i armatosur prej Stacionit Policor në Goshincë më datë 21 prill të këtij viti”, thuhet në komunikatën e MPB-së. Municioni i gjetur, thuhet më tej në komunikatë, do të jetë lëndë për ekspertizë plotësuese, gjegjësisht vërtetim të dyshimeve se bëhet fjalë për të njëjtin që është marr nga Stacioni Policor në Goshincë.
Raporti i MPB-së tashmë ka konfirmuar shkrimin e gazetës KOHA një ditë më parë, e cila raportoi se personi që ka treguar vendndodhjen e armatimit të grupit është Sulejman Osmani (rreth 60-vjeç) nga fshati Bërnjarc i Haraçinës, e që ka shtëpi edhe në fshatin malor Brezë. Osmani, i cili të shtunën ishte arrestuar bashkë me grupin prej dhjetëra pjesëtarë të grupit që luftoi në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, sipas informatave që i posedon gazeta KOHA, pasi ka treguar vendin e fshehtë të armëve, ka “arritur tu ikë” policëve nga fshati Brezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu