Kush i fiton zgjedhjet e vitit 2013?

0
798

Kur jemi rreth 9 muaj larg nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, ende nuk kemi asnjë sondazh apo anketë për prirjen e votës së zgjedhësve shqiptarë. Në këto zgjedhje do të paraqiten për herë të parë dy formacione të reja politike, Frymë e Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi. Të dy këto parti duhet thënë se deri tani janë pozicionuar në qendër, kanë sulmuar mazhorancën qeverisëse por nuk i kanë bërë “fresk” opozitës, majde e kanë kritikuar për rolin e saj. Si FRD dhe AK kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me Partinë Socialiste.

Në bazë të sondazhit të “Shekulli-t”, këto dy forca do të marrin një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2013. Çuditërisht AK – sipas rezultatit me mbi 8 mijë vota – lë pas edhe Partinë Demokratike. “Kuqezinjtë” kanë 1 980 vota kundrejt 1 516 vota të PD-së. Por përtej rezultatit të sondazhit, një rezultati i tillë në zgjedhje, as që imagjinohet pasi mjetet e këtyre dy partive kanë diferenca të mëdha. Sipas rezultatit të sondazhit, 31% të votave do t’i marrë Partia Socialiste, e cila prej tetë vitesh është në opozitë. Më pas vjen AK me 24.4% dhe PD me 18.7%, e më tej FRD me 7.7%, e cila lë pas LSI-në me 1.5%, që prej katër vitesh bashkëqeveris me PD-në.

9.8% e personave që kanë marrë pjesë në sondazh shprehen se nuk do të votojnë asnjërën nga partitë politike. Në nuk kemi ofruar mundësinë “nuk do të votoj” dhe kjo përqindje mund konsiderohet “votë e bardhë” pasi ata kanë zgjedhur opsionin “asnjërën”. Në bazë të sondazhit partitë e tjera marrin një përqindje të pa konsiderueshme nga 1.1 që është PDK-ja e Nard Ndokës deri në 0.28% që është PR-ja e Fatmir Mediut, e cila në zgjedhjet e kaluara siguroi një mandat deputeti.

Rezultati i vitit 2009

Zgjedhjet e kaluara parlamentare ishin ndër më të diskutueshmet, kjo edhe për faktin se rezultati ishte i ngushtë mes dy koalicioneve të mëdha. “Ngërçi” u zgjidh nga pozicionimi i LSI-së djathtas edhe pse PS-së për muaj me rradhë kërkoi rinumërim të votave me pretendimin se pati parregullsi. Në bazë të rezultatit në rang kombëtar të shpallur nga KQZ-ja, koalicioni “Aleanca për Ndryshim” mori 46.92% të votave ose 712 745 vota duke siguruar 70 mandate në parlament. Koalicioni u udhëhoq nga PD me 610 463 vota ose 40.18% të votave në rang kombëtar që u përkthyen në 68 mandate.

Kurse koalicioni opozitar “Bashkimi për Ndryshim” mori 688 748 vota ose 45.34% në rang kombëtar, duke siguruar 66 mandate deputetësh. PS mori 620 586 vota ose 40.85%, pra 65 deputetë. Në zgjedhje u paraqiten edhe dy koalicione të tjera ku vetëm njëri arriti të siguronte deputetë. “aleanca Socialiste për Integrimi” mori 84 407 vota që i siguruan katër mandate deputetësh.

PS ashtu si edhe në zgjedhjet e vitit 2009 edhe në sondazh tregohet se ka shumë më tepër vota se PD-ja por se kujt do t’i kalojë pushteti kjo nuk është e sigurt, pasi në lojë janë edhe shumë parti të tjera.

AK dhe rasti G99

Në zgjedhjet e vitit 2009, një prej partive që merrte pjesë për herë të parë dhe që premtonte shumë ishte G99. Megjithëse në sondazhet ata shkonin deri 5-6%, në fund rezultoi me 0.86% ose 12 989 vota gjithsej. Edhe AK po shkon drejtë zgjedhjeve me shpresë të madhe, madje kreu i saj Kreshnik Spahiu një nga intervistat e dhënë së fundmi deklaroi se kanë arritur 210 mijë anëtarë deri tani. Kjo do të thotë se AK është partia me numrin më të madh të anëtarëve në vendi pasi PS e cila konsiderohet me numrin më të madh të anëtarëve nuk ka arritur kurrë 200 mijë anëtarë.

Shekulli Online

Florenc Stafa

Rezultati (deri në orën 12:00)

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot për kë parti do të votonit?

PS 31.09% (2,519 vota)

AK 24.48% (1,984 vota)

PD 18.78% (1,522 vota)

Asnjërën 9.81% (795 vota)

FRD 7.76% (629 vota)

LSI 1.53% (124 vota)

Tjetër 1.25% (101 vota)

PDK 1.14% (92 vota)

PDIU 1% (81 vota)

PBDNJ 0.84% (68 vota)

LZHK 0.77% (62 vota)

PSD 0.67% (54 vota)

PLL 0.6% (49 vota)

PR 0.28% (23 vota)

 

Vota totale: 8,103

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu