Kush i solli në polici këta analfabeta inspektorë shqiptarë

0
697

Policia Maqedone

Shkup, 13 janar – Nisja me punë e gati 20 ispektorëve shqiptarë në policinë sekrete ka filluar me talljet më ç’njerzore nga kolegët maqedonas, mëson jozyrtarisht Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.

Tema më e përfolur në zyrat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) pranë MPB-së nga maqedonasit është se kush i solli në polici këta “analfabeta” inspektorë shqiptarë.

Madje jozyrtarisht mesohet se për një shef maqedonas i është shqiptuar masa disiplinore për shkak se ka nënçmuar inspektorët shqiptarë, duke mos e ditur se një pjesë e madhe e inspektorëve shqiptarë për t’u punësuar kanë gjetur lidhje të ngushtë me kreun më të lartë në polici.

Këta ispektor, nuk kanë shkollim dhe pregaditje profesionale, madje jozyrtarisht disa kanë edhe fakultete të dyshimta , pasi kanë mbaruar fakultetin në gjuhën maqedonase, ndërsa nuk dinë të formulojnë një fjali në gjuhën maqedonase që është një absurditet.
Golgota e ispektorëve shqiptar vazhdon çdo ditë në DSK, ata gjithë ditën qëndrojn korridoreve duke mos i përfillur askush. Të gjithë këta ispektorë përveç që nuk kanë zyra ku të qëndrojnë as edhe nuk merren nga ndonjë mentor për t’u mësuar me arsyetimin e vetëm se “analfabeti” nuk mësohet asnjëherë.

“Zhurnal“ ditë më parë si Agjencion i Lajmeve, i pari informoi se janë punësuar ispektor shqiptar në DSK dhe ngriti në opinion temën se si është e mundur që nga 20 ispektorët, shumica prej tyre i takojnë partisë shqiptare në opozit, Partisë Demokratike Shqiptare.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu