Kush janë shqiptarët që bashkëpunuan me Darko Shariqin?

0
740

Serbia bëri të ditur se ka arrestuar Darko Sariç, një nga njerëzit më të kërkuar në Ballkan për trafikun e drogës.

Nuk e quajnë trafikant serb, por më shumë e quajnë boss-i i drogës në Ballkan.

Ai ishte në arrati që prej vitit 2010.

Fshihej në Amerikën Latine dhe mendohet se drejtonte një rrjet të frikshëm droge.

Ka raportime se ai ka trafikuar më shumë se 2.1 ton me kokainë nga Amerika e Jugut për në Europë.

Përllogaritej se ai përfitonte më shumë se 1 miliard euro çdo vit nga ky trafik.

Por Sariç njihet edhe si bashkëpunëtori i ngushtë i shqiptarit Naser Kelmendi.

Madje e përditshmja serbe Blic shkruante para pak kohësh se Sariç ka nënshkruar një marrëveshje me forcat e sigurisë në SHBA për të qenë dëshmitar kundër Kelmendit.

Ky i fundit konsiderohet nga amerikanët si trafikanti më i madh i drogës në Ballkan.

Në dosjet e Sigurimeve te Shteteve Perendimore thuhet se Kelmendi financon Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Ai, bashkë me Sariç, kanë trafikuar drogë nga Amerika e Jugut për në Europë, kurse paratë i pastronin në Beograd.

Gjatë kohës që Sariç ishte në arrati, ka pasur shpesh raportime se ai është parë në shoqërinë e Naser Kelmendit.

Kelmendi është arrestuar vitin e shkuar në Kosovë dhe aktualisht është në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu