Një fluturake speciale pa pilot në ditën e përleshjeve më 9 maj në Kumanovë po komandohej nga një dhomë sekrete nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas portalit ‘burevesnik’, fluturakja speciale përmbante disa kamera speciale, të cilat xhironin çdo detaj nga Lagja e Trimave, gjegjësisht shtëpitë ku po zhvilloheshin përleshjet e armatosura midis forcave speciale policore dhe grupit të armatosur të udhëhequr nga Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj dhe Sami Ukshini.
Por, portali shkruan se kjo fluturake ishte e komanduar nga ish-zyrtarët e lartë të MPB-së dhe se të dhënat e saj shumë të detajuara nuk raportoheshin për ekipet speciale në terren, që ishin përballë grupit të armatosur.