Kush po shkruan Grafite kundër Hashim Thaçit?

0
667

Hasha sdi ka tia mesyn

Pas grafiteve në Skenderaj e Drenas për Hashim Thaçin, grafite të reja sot janë parë në Mitrovicë. “Hashim pse e ndave Mitrovicën” dhe “Hashim spiuni francez”, janë grafitet që janë parë të dielën në Mitrovicë.

Këto grafite vijnë si shenjë proteste ndaj Hashim Thaçit, i cili aktualisht ndodhet në pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa është kandidat i koalicionit qeverisës për president të Kosovës.

Autorët e këtyre grafiteve po e konsiderojnë si fajtor për ndarjen e Mitrovicës pikërisht figurën që, sipas Kushtetutës së Kosovës, do të duhej të kishte shumë atribute si personalitet unifikues i popullit të Kosovës.

2

2.2

2.3

Grafite kundër Thaçit pati këtë javë edhe në Skenderaj dhe Drenas. Në bazën e tij të madhe, në Skenderaj, atje ku që nga paslufta Thaçi ka marrë përkrahjen më të madhe nga qytetarët, më 11 shkurt mëngjesi zbardhi me grafite kundër tij. Një prej tyre më i pranishmi ishte: “Hashim, ku është Sami Lushtaku”.

Dy ditë më vonë, më 13 shkurt, në Drenas, që po ashtu ishte bastion i PDK-së së Hashim Thaçit, janë shfaqur grafite: “Hashim… ku janë vellezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?”.

Pra bëhet fjalë për vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, veteranë të luftës së UÇK-së, të cilët bashkë me Arben Kiqinën po mbahen në burg pas një procesi të ndërlikuar gjyqësor, kurse mbiemri Demaku, ka të bëj me deputetin Fadil Demaku dhe kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, të dy pjesë e gjykimit në “Grupin Drenica”.

2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu