Kushtetuesja mund të pezullojë prapë zgjedhjen jokushtetuese të Mustafës

0
760

kuvendi-i-kosoves-miraton

As dorëheqja e gjyqtarit amerikan, e cila po shihet si e koordinuar me VLAN’in, që të mos ketë mundësi të kontestohet zgjedhja antikushtetuese e Isa Mustafës, si duket nuk mund ta shpëtoj bllokun opozitar. Vendimi për masa të përkohshme rregullohet me Rregullin 55 të Rregullorës së Punës së Gjykatës Kushtetutese të Kosovës. Kjo masë e përkohshme është veprim procedural, që e merr Gjykata për të parandaluar pasojat që prodhon një vendim antikushtetues, i cili rrezikon edhe efekte të tjera jokushtetuese.

Nëse eventualisht, PDK-ja nuk arrin t’i bëjë numrat dhe të zgjedh kryetarin e Kuvendit, ajo përsëri ka paralajmëruar se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese për shkelje në procedurë, që në këtë rast do të ishte vazhdimi i seancës, si dhe shkelje në përmbajtje, sepse propozimi për Isa Mustafën nuk po bëhet nga grupi më i madh parlamentar. Aplikimi i kësaj mase të përkohshme dhe konstatimi i pranueshmërisë së kërkesës për masë të përkohshme, siç mëson Indeksonline, merret parasysh me pikat a, b dhe c të pikës 4 të Rregullës 55, të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, vendimi për pranimin apo mospranimin e masës së përkohshme, si vendim nuk paragjykon pranueshmerinë e kërkesës apo vendimin përfundimtar në meritë, por vetëm pezullon menjëherë aktin që është objekt i shqyrtimit. E Gjykata Kushtetuese këtë radhë ka arsye të dyfishtë të lëshojë prapë masën pezulluese qysh të nesërmen, sepse këtë herë po sfidohet dhe po shpërfillet edhe vet vendimi i saj.

Rekomandimi për masë të përkohshme bëhet nga kolegji shqyrtues, që përbëhet prej 3 gjyqtarëve të Gjykatës. Këtë kolegj e cakton në fillim Kryetari i Gjykatës, duke u bazuar në pikën 3 të Rregullës 55 të Rregullores Punës. Pra, sipas kësaj rregullore, rekomandimi për masë të përkohshme është çështje e Kolegjit Shqyrtues të lëndës, pra 3 gjyqtarëve të caktuar dhe vetëm nëse një apo më shumë gjyqtarë paraqesin vërejtje ndaj këtij rekomandimi, atëherë bëhet objekt shqyrtimi i Gjykatës dhe aplikimi i kësaj masë pezulluese nuk votohet dhe nuk nevojitet kuorumi.

Prandaj, nëse VLAN-i ka vendosur që përsëri të shkelin Kushtetutën, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë shkeljen kushtetuese në mungesë të kuorumit prej 7 gjyqtarëve, ata duhet ta dinë që kjo Gjykatë mund ta pezullojë shkeljen dhe shkelësin kushtetues deri sa të plotësohet me anëtarin e saj të shtatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu