Nga shtatë gjyqtarë sa ka Gjykata Kushtetuese, çuditërisht ajo në përbërjen e saj ka vetëm dy shqiptarë.
Ndonëse, Kosova përbëhet mbi 95 për qind me shqiptarë, megjithatë kjo përbërje nuk vlen edhe në institucionin më të lartë juridik të vendit.
Kushtetuesja që tashmë ka kaluar në duart e Arta Ramës-Hajrizi, kryetare, dhe Bekim Sejdiu janë dy emra shqiptarë që janë në përbërjen e Kushtetueses, derisa pjesa tjetër janë ndërkombëtarë ose pjesëtarë nga komuniteti i minoriteteve në Kosovë, transmeton zeri.info
Zv kryetar është Ivan Čukalović, Robert Carolan J.D është gjyqtarë, po ashtu gjyqtarë janë edhe Altay Suroy, Almiro Rodrigues e Snezhana Botusharova-Doicheva. Muaj më parë, u ka skaduar mandati Enver Hasanit, i cili ka qenë kreytarë dhe Kadri Kryeziut që ka qenë gjyqtarë
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka treguar se kompletimi i gjyqtarëve me dy anëtarë tjerë, që me gjasë do të jenë shqiptarë, do të kompletohet brenda disa ditëve.
“Konkursi është i hapur gjer me dt 10.10.2015”, tha sekretari Krasniqi për “Zërin”.
Megjithëkëtë, shqiptarët përsëri nuk do të jenë dominues në Gjykatën Kushtetuese. /Zëri