Kuvendi i Mitrovicës po diskuton për veriun, VV kërkon dorëheqjen e Mustafës dhe Tahirit

0
609

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës po mban një mbledhje të jashtëzakonshme, ku po diskutohet situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit.

Në këtë mbledhje e thirrur me kërkesë të grupit të asamblistëve të PDK-së, ka bërë që shefi i këtij grupi, Rrustem Musa të kërkoj nga Kuvendi Komunal miratimin e një deklarate politike, ku kërkohet nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtare që të sigurohet e drejta për qarkullim të lirë të gjithë qytetarëve, duke bërë rrënimin e menjëhershëm të murit ndarës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se qëllimi i murit është pengimi i përfundimi i revitalizimit të Urës së Ibrit, raporton Veriu.info.

“Unë e kam gjetur një Mitrovicë me gjemba dhe tonelata rërë, por edhe me dhjetëra barrikada të cilat tash janë larguar nga veriu. Tash kemi një qytet stabil dhe pa kontrabandë. Unë po punoj me mjete paqësore. Muri nuk do të ekzistoj, sepse nuk ka qenë i paraparë dhe nuk ka vend për ndarje”, ka thënë i pari i Mitrovicës.

Po ashtu PDK ka kërkuar stabilizimin e situatës së sigurisë dhe krijimin e kushteve për rindërtim dhe kthimin e qëndrueshëm të banorëve në pjesën veriore të Mitrovicës. “Ftesa për një seancë të jashtëzakonshme nga PDK-ja është paradoksale, pasi që kjo parti është përgjegjëse kryesore për këtë situatë.

“Hashim Thaçi dhe PDK-ja për vite kanë bërë dialog me Serbinë, thua se ne i kemi borxh atyre, e jo anasjelltas. Mitrovica është ndarë në dy komuna, falë Bajram Rexhepit si promotor dhe Sadri Feratit si ideator”, ka thënë Faruk Mujka i Vetëvendosjes, shkruan Veriu.info.

Mujka i Vetëvendosjes ka thënë se përmes aksionit të korrikut 2011, veriu ka përfunduar në negociata dhe në tavolinën e pazareve me Serbinë. Mujka ka kërkuar dorëheqjen e kryenegociatores Edita Tahiri, ministrit të Ministrisë së Brendshme, Skender Hyseni dhe kryeministrit Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu