Kuvendi të enjten voton sërish për Specialen

0
806

UCK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që sërish javën e ardhshme të ballafaqohen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se të enjten do të dalin sërish në votim amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se krerët e institucioneve të Kosovës kanë marrë një mesazh të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet Specialja.

Ndryshe, sot edhe kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se në ditët në vazhdim do të ri-procedohet amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të përmbushin obligimet që kanë marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu