Ky është aderimi i ri në Lëvizjen Vetëvendosje

0
699

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur për aderimin e ri në këtë subjekt politik, shkruan Gazeta Blic.

Kurti në Facebook ka prezantuar Kaltrina Malokun si anëtaren më të re në LVV.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike.

Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.

Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.

Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1059571431209407

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu