Ky është ekipi i themeluar nga kryeministri Kurti për dialogun me serbinë

0
203
Ky është ekipi i themeluar nga kryeministri Kurti për dialogun me serbinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkëmbyer letra me Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti përmes kësaj letre është shprehur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve tona.

Po ashtu, në këtë letër, Kurti ka paraqitur edhe një listë që paraqet ekipin negociator në dialogun me Serbinë.

“Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim:

Albin Kurti – Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator

Hashim Thaçi – President, anëtar

Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare

Përfaqësuesi i LVV, anëtar

Përfaqësuesi i LDK, anëtar

Përfaqësuesi i PDK, anëtar

Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar

Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar

Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar

Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar

Ekipet teknike do të emërohen posa të përpilohet lista e çështjeve që duhet të trajtohen, dhe posa të dakordohet ajo bashkërisht në nivel politik. Unë aktualisht jam në proces të planifikimit, për krijimin e një ekipi të profesionistëve dhe ekspertëve tanë më të mirë nga akademia dhe shoqëria civile, të cilët do të përgatitnin dhe zhvillonin dialogun për fusha dhe çështje të caktuara”, ka shkruar Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu