Nëpër rrjete sociale po shpërndahet një fotografi e një personi të moshuar, i cili sipas nipit të tij, Arbnor Luta, ka qenë tradicionalisht votues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por në zgjedhjet e 11 qershorit ka vendosur që votën t’ia japë Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjyshi Lutë, siç prezantohet nga nipi i tij Arbnori, thotë se koha e kryetari të LDK-së, Isa Mustafa, ka kaluar.
Sipas tij, ka ardhur koha e Albin Kurtit, për të cilin thotë se është më i mençuri e më i ndershmi, edhe pse mban mendimin se është pak kryeneç.
“Gjyshi për herë të parë pas disa viteve vendosi me votu VV-në dhe Albin Kurtin. Si votues tradicional i LDK-së, gjyshi Lutë tha se Isa Mustafës i ka kalu koha, e për Albinin për herë të parë tha se është pak kryeneç, për ma i meçmi e ma i ndershmi prej politikanëve tanë”, ka shkruar Luta.