Ky është i ‘krisuri’ i LDK’së që tha se foli me Rugovën te varri

0
915

Kryetari i Degës së Tretë të LDK’së në Prishtinë Haki Borovci është prezantuar si njeri “vizionar” në tubimin e LDK’së ku ka marrë pjesë paria e LDK’së përfshirë vetë Kryetari Mustafa.

Për ta arsyetuar këtë epitet ai ka mbajtur një fjalim qesharak para anëtarëve të LDK’së i cili megjithatë është duartrokitur nga anëatrësia.

Borovci ka zbuluar në tubim se ka folur me Ibrahim Rugovën te varri i tij. Më pas ka shpalosur edhe përmbajtjen e “bisedës”.

1 orë më parëMolliqaj: Kështu e humbën elektoratin PDK-ja dhe LDK-ja

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të degës së tretë. E informuam Presidentin për 27 vejtorin për ditëlindjen e degës së tretë , degës së Presidentit” ka thënë ai.

Më pas ka shpalosur edhe një pyetje të Presidentit.

“Presidenti na pyeti si janë punët, si po shkojnë punët . e informuam për disa cështje….nuk do tju ngarkojmë juve …” ka theksuar ai.

“Presidenti u gëzue shumë” ka shtuar Borovci me plotë seriozitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu