Ky është momenti i hakmarrjes!

0
828

UKRAINË – Protestuesit pro perëndimor ushtrojnë dhunë mbi snajperisëve dhe deputetëve që mbështesin qeverinë

Tashmë që duket se pushteti i presidentit, Viktor Yanukovich është rrëzuar, është momenti i hakmarrjes. Forcat antiqeveritare kanë ushtruar dhunë ndaj snjaperave dhe deputetëve pro qeverisë.

Protestuesit kanë marrë kontrollin e zyrave të qeverisë dhe presidencës, ndërsa Yanukovich është larguar nga Kievi. Kjo është fundi i krizës tremujore që zgjat në Ukrainë, ku tashmë nuk pritet më dorëheqja e presidentit pasi ai është shkarkuar nga parlamenti. Parlamentarët gjithashtu kanë vendosur edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen me 25 maj.

Presidenti Yanukovych e ka cilësuar këtë “grusht shteti” dhe kryengritjen e quan naziste si ajo e viteve 1930’. Ai është larguar nga kryeqyteti dhe është vendosur në Kharkiv, në lindje të vendit që është dhe qendra kryesore e mbështetjes së tij.

 

/Shekulli Online/F.S./

Yulia Tymoshenko del nga burgu: “Diktatura ka rënë” (VIDEO)

Liderja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është liruar sot nga burgu.

Deputetët miratuan lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Duke folur pas lirimit, ajo tha se, “diktatura ka rënë”. Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë.

Ajo vazhdimisht ka insistuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të frymëzuara nga Yanukovych, njeriun që ajo e rrëzoi në vitin 2004, por që u rikthyer duke e mundur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Protestat në Kiev vazhdojnë pavarësisht se presidenti, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës arritën marrëveshje me mbështetjen e BE-së për t’u dhënë fund përleshjeve të përgjakshme.

Tymoshenko ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që parlamenti ka vendosur që ato të mbahen më 25 maj.

http://www.youtube.com/watch?v=8kQyRaWYcS0&list=TLkEi6ijATJbxKnNcbZI9lSv-928VsFJhQ

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu