Ky është momenti kur marinsat amerikanë kapen nga iranianët (Foto/Video)

0
993

1

Televizioni shtetëror iranian, ka transmetuar videon në të cilin shihen se si janë kapur marinsat amerikanë, raporton AP.

Në videon e transmetuar, shfaqen marinsat amerikanë të gjunjëzuar në anije duke qëndruar me duar prapa kokës, transmeton Telegrafi.

2

Garda Revolucionare iraniane kishte kapur dje dy luftanije amerikane me dhjetë marinsa, por ata sot janë liruar. Ndërkaq, Uashingtoni ka konfirmuar se marinsat janë kthyer, dhe se nuk ekziston asnjë indikacion se është ushtruar dhunë ndaj tyre.
Një zyrtar i lartë amerikan, ka bërë të ditur se 10 marinsat janë rrugës për në bazën ushtarake amerikane në Katar.

3

Zyrtari i cili ka insistuar të mbesë anonim, ka shtuar se oficerët detarë do të merren në pyetje dhe më pas do të dërgohen për ekzaminime mjekësore, edhe pse nuk ka indikacione se është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Nëntë meshkuj dhe një femër ishin mbajtur në bazën iraniane në ishullin Farsi në Gjirin Persik, pasi anijet e tyre kishin pësuar prishje mekanike me ç’rast kishin hyrë në ujërat territoriale iraniane, ku edhe janë kapur nga anëtarët e Gardës Revolucionare.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9fvGAonihe4″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu