Ky është njeriu që e di të vërteten për “Lagjen e Trimave”, por ka një kërkesë për zbulimin e konfliktit

0
627

Boshko Josimovski i njohur me pseudonimin “i kuqi”, sllavomaqedonasi i arratisur përmes një letre në facebook, të cilën e kanë transmetuar edhe disa portale sllavomaqedonase ka shkruar se do të thotë të vërtetën që di për Lagjen e Trimave në Kumanovë, por ai do që ti krijohen kushte sigurie për të ardhur në Maqedoni.

“Me gjithë respektin, bashkëqytetarë të mi të nderuar, grumbulloni nënshkrime me një peticion që unë i sigurt të kthehem dhe të them të vërtetën për ‘Lagjen e Trimave’, e cila pret si thikë”, dhe për këtë ka edhe dëshmitarë”, thotë Josimovski.

Ai thotë se kërkon edhe ballafaqim, poligrafi dhe të gjitha mjetet që duan regjisorët, që kanë bërë inskenimin ndaj tij. Ai shkruan se e kanë detyruar të nënshkruaj diçka nën kërcënime, diçka që nuk është e vërtetë.

Prokuroria Speciale të mos heshtë dhe të zvarris punët….të gjithë monstrat të përgjigjen para ligjit…..”, ka transmetuar letrën e tij edhe mediat sllavomaqedonase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu