Ky është prokurori që dha urdhër për bastisjen e shtëpive (Foto)

0
502

prokurori

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prokurori i cili ka dhënë urdhrin për bastisjen e shtëpive të të arrestuarve në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë është Ali Rexha, Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Rexha gjatë javës së kaluar dha urdhërin për bastisjen e shtëpisë së Bajram e Fadil Elshanit të arrestuarve në Kumanovë

Ndërkaq në shtëpinë e Bajram Elshanit gjatë ditës së premt policia konfiskoi një laptop dhe një sfungjer të vjetër, ndërsa një atë të Fadil Elshanit një shtëpizë kompjuteri.

Bajram Elshani figuron në listën e personave të arrestuar në Maqedoni.

Polica ende nuk ka dhënë detaje sesa bastisje janë kryer deri më tani në këtë operacion.

E gjatë ditës së sotme policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kritikua nga partitë opozitare sa i përket mënyrës së bastisjes së shtëpive të të arrestuarve gjatë konfliktit në Kumanovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se MPB nuk është në dijeni për bastisjen. Edhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit.

As Ministria e Drejtësisë nuk është në dijeni për bastisjen e shtëpisë së Bajram Elashnit dhe Fadil Elshanit.

E prokurori që që e dha urdhrin për bastisje të shtëpive është Ali Rexha.

Kush është Ali Rexha?

Ka lindur me 10 maj 1953 ne fshatin Prekaz i Epërm, Komuna e Skenderajt, Kosovë.

Shkollën fillore e kreu ne vendlindje ne vitet shkollore 1960-1968.
Shkollën e mesme Gjimnazin e ka kryer ne Skenderaj. 1968-1972
Fakultetin Juridik e ka kryer ne Prishtine me 05.12.1977.

Me 14.12.1977 ka filluar karrierën si praktikant ne Gjykatën Komunale në Skenderaj.

Me 15.06.1978 është emëruar gjyqtar ne Gjykatën Komunale ne Skenderaj, ku ka punuar ne lendet civile, penale, hetime, ekzekutive ( lendet e te të gjitha natyrave qe gjinden ne Gjykatën Komunale)
Me 01.05.1982 është emëruar ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës Komunale ne Skenderaj.

Me 31.03.1983 për shkaqe politike shkarkohet nga gjyqtari dhe u.d. kryetari i Gjykatës Komunale ne Skenderaj dhe dërgohet ne OPB ”Produkt” ( Kompani bujqësore ) ne Skenderaj, si drejtore i shërbimeve te përbashkëta, gjer me 05.03.1986.
Me datën 06.03.1986 ka filluar punën ne Gjykatën Themelore te Punës se Bashkuar ne Prishtine ne pozitën e bashkëpunëtorit profesional, gjer me 09.06.1986.

Me datën 10.06.1986 ka kaluar ne pozitën Zëvendës Prokuror Komunal ne Prokurorin Publike Komunale ne Mitrovice,
Me datën 19.02.1988 emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit Publik Komunal ne Mitrovice.

Me 27.09.1990 shkarkohet nga posti i ushtruesit te detyrës së kryeprokurorit Publik Komunal Mitrovice ( sikurse pjesa dërmuese e shqiptareve).
Nga data 31.01.1991 ka qene anëtar i Shoqatës se Juristeve te Kosovës dhe anëtar i Kryesisë se Shoqatës se Juristeve te Kosovës.

Nga data 01.02.1991 ka punuar si avokat pa licencë, gjer me fillimin e luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu