Ky është turpi i Ministrisë së Arsimit në librin ‘Edukata Qytetare’ të klasave të 9-ta (Foto)

0
679
annalfabetet
Sërish janë evidentuar gabime dhe lëshime skandaloze në përmbajtjen e teksteve shkollore të licencuara nga Ministria e Arsimit.
Ky është turpi i Ministrisë së Arsimit në librin ‘Edukata Qytetare’ të klasave të 9-ta (Foto)Në librin e “Edukata Qytetare” për klasat e 9’ta fillore me termet ‘familje e mangët dhe çrregullt’ përkufizohen edhe familjet të cilat kanë mungesën e njërit apo edhe dy prindërve.

Libri është i autorëve Demë Hoti dhe Naser Zabeli i botuar në vitet e fundit nga shtëpia botuese “Libri Shkollor.

Ndaj kësaj përmbajtje të turpshme ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile, Rreze Duli.

“Ja cka permban teksti i kl 9 “edukata qyterare” turp per autoret Deme Hoti dhe Naser Zabeli dhe per Ministrine e Arsimit qe lejon qe Libri Shkollor te botoi ne vitin 2015. Ku thot: Familje e manget e cregullt definon libri: pa njerin prind, pa prinder femijeve te tyre u cfaqen probleme te ndryshe… Turp dhe per Arsimtaren qe kete text e ka spjeguar ne klase..”, citon Gazeta Express të ketë shkruar Duli në facebook.

Ky nuk është gabimi i parë dhe skandaloz që përmbajnë tekstet shkollore dhe edukative në Kosovë e që janë të licencuara nga MASHT’i. Madje, gabime të ngjashme dhe interpretime skandaloze janë hasur disa herë edhe në tekste Universitare.

annalfabetet

annalfabetet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu