Prishtinë, 21 dhjetor – Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se Aziz Salihu është “jo vetëm sportisti i shekullit, por krenaria e shumë gjeneratave”, ndaj kërkon që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të kujdeset për ata që i dhanë shumë këtij vende e që ajo të kursejë për rrobat dhe stilistët që paguhen nga tatimpaguesit.
“Ne, ashtu siç jemi krenuar më legjendën e filmit, z. Bekim Fehmiu (për vdekjen e të cilit ju në Parlament as që i lëvizet prapanicat tuaja – turp ju qoftë), ne gjithashtu jemi krenua edhe më boksierin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, me olimpistin z. Aziz Salihu. Prandaj, gjesti i tij vjen si pasojë e gabimeve të shtetit!
Sepse, Ju mendoni se artisti, sportisti, shkrimtari, muzicienti, piktori dhe çdo lloj krijuesi, jeton duke e ushqye vetën e familjen më “Dekoratat” që Ju zonjë ua ndani.
Krijuesit, pra edhe sportisti kalibër, çfarë është z. Aziz Salihu, i duhet një vend pune, një rrogë me të cilën do ta mbante familjen, jo letra e fjalë miradie.
Z. Presidente. Kurseni pak nga rrobat, mos shkoni aç shpesh të stilisti juaj, sepse ato janë paratë e tatimpaguesve. Por, kujdesuni pak edhe për ata që aq shumë i dhanë këtij vendi”.
Respekt z. Presidente”, ka shkruar Lajçi në profilin e tij, transmeton Telegrafi.