LAJMI I FUNDIT | Albin Kurti: Ka dështuar marrëveshja me LDK-në

0
195
LAJMI I FUNDIT | Albin Kurti: Ka dështuar marrëveshja me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka konfirmuar dështimin e marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pretendenti për Kryeministër, ka treguar edhe arsyet për të cilat është bllokuar marrëveshja me LDK-në.

Ai ka thënë se në seancën e nesërme të thirrur për konstituim të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa dakordim për krijimin e qeverisë me LDK-në.

Përmes një video mesazhi të shkurtër, Kurti po ashtu ka treguar një ofertë të fundit që i ka bërë LDK-së për ndarjen e posteve, por që ka thënë se është refuzuar.

VV dhe LDK si dy partitë e para për nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, janë pajtuar plotësisht për programin qeverisës, por ndarja e hiseve është bërë problem i madh për to, gjë që ka ndikuar në zvarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndryshe, zyrtarët e VV-së nuk shohin rrugë tjetër të formimit të qeverisë, në rast se LDK nuk pranon të bëjë marrëveshje me ta, duke përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme si opsion të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu