LAJMI I FUNDIT: Këta janë deputetët që nuk do ta votojnë demarkacionin (EMRAT)

0
534
LAJMI I FUNDIT: Këta janë deputetët që nuk do ta votojnë demarkacionin (EMRAT)
The head of the Democratic Party of Kosovo, Hashim Thaci (L), and the head of the Democratic League of Kosovo (LDK), Isa Mustafa, sign a coalition agreement in Pristina on December 8, 2014. The two major Kosovo political parties on December 8 reached a deal on forming a government and ending a six-month political stalemate that has blocked the former Serbian province since June snap elections. AFP PHOTO / ARMEND NIMANI

Në kohën kur liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli kanë shtuar presionin ndaj deputetëve që të miratohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni duket se sërish nuk i ka votat.

Burime të Gazetës Blic brenda koalicionit kanë bërë të ditur se momentalisht s’ka vota të mjaftueshme për ta kaluar marrëveshjen për demarkacionin.

“Pos Listës Serbe e cila nuk do të kthehet pa e miratu fillimisht Asociacionin, ende nuk janë bindur as deputetët e PDK-së e LDK-së. Janë minimum 12 deputetë shqiptarë që nuk do ta votojnë demarkacionin  me Malin e Zi”, tha ky burim.

Këta janë deputetët e PDK-së kundër Demarkacionit

Nga PDK sipas burimeve të Gazetës Blic janë hiq më pak se 4-5 deputetë që nuk do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Nait Hasani i cili në procedimin e parë në Kuvend të marrëveshjes për Demarkacionin kishte qenë kundër këtij versioni të demarkacionit, duket se edhe tash nuk e ka ndërruar mendimin.

Ndonëse nuk e ka bërë publike votën e tij, ai i ka thënë Gazetës Blic se “nuk kam ndonjë përgjigje”.

As deputeti tjetër i PDK-së, Xhavit Haliti nuk e ka bërë publike votën e tij, por që nuk ka pranuar se do ta votoj demarkacionin.

“Është çështje personale. Nuk ka nevojë me ditë ju si votoj unë, nuk jam i obliguar t’iu tregoj. Ne nuk kemi kurrëfarë materiali për demarkacionin, unë nuk kam marrë pjesë konferencë  nuk e di çka është puna, por konferenca nuk e obligon parlamentin e obligon ligji”, tha ai për Gazetën Blic.

Ndërkaq, deputeti tjetër i  PDK-së, Shaip Muja vazhdon të mos ndryshoj qëndrim në lidhje me Demarkacionin.

Ai ka thënë se edhe nëse qeveria e risjell në Kuvend demarkacionin, ai nuk do ta votoj.

Ndërkaq, kontakti ka qenë i pamundur me deputetin tjetër të kësaj partie, Adem Grabovci, i cili më herët kishte paralajmëruar se nuk do ta votoj demarkacionin. Ai në  një intervistë kishte thënë se Kosova humb shumë territor nga demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Ndërsa, deputeti Bislim Zogaj ndonëse nuk e ka bërë publike votën e tij, ka thënë se nëse nuk kalon demarkacioni me Malin e Zi, vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Unë mendoj që Qeveria duhet të gjejë formën por edhe në ekstremin më të keq Qeveria duhet të bie këtë marrëveshje që të ratifikohet në Kuvend. Nëse nuk arrihet të votohet kjo marrëveshje e demarkacionit atëherë pse të mos shkohet në zgjedhje. Por jam me çdo kusht që të mos të mbahet popullata e Kosovës në këtë gjendje që të izolohet”, tha Zogaj për Tribuna Chanel.

I kontaktuar nga Gazeta Blic deputeti Shukri Buja tha se ende nuk kanë një qëndrim për këtë çështje.

Kundër demarkacionit kishte dalë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Raif Çela, mirëpo nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Në LDK ka shumë deputet kundër

Për dallim nga PDK, në LDK sipas burimeve të Gazetës Blic janë minimum 7-9 deputetë që nuk do të votojnë pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Deri më tani të qartë në qëndrimet e tyre për mos votimin e Demarkacionit janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj të cilët e kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tyre.

“Jo nuk do ta votoj Demarkacionin me Malin e Zi”, tha Salihaj për Gazetën Blic.

Edhe deputeti Shpejtim Bulliqi, i cili njihet për qëndrimin e tij kundërshtues ndaj versionit aktual të demarkacionit tha  se nuk do ta votoj.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se komisioni për matjen e territorit i formuar nga Qeveria ka manipuluar me faktet.

Ndërkaq, Besa Gaxherri e cila në gusht të vitit të kaluar kishte dalë edhe publikisht hapur kundër demarkacionit me Malin e Zi, ka theksuar për Gazetën Blic se është duke pritur deri në fund se çka po ndodhë me këtë proces, në mënyrë që pastaj të vendos.

Arben Gashi, ndërkaq ka theksuar se ai nuk i ka parë konkludimet e Komisionit për Matjen e Trerritorit. Ai edhe publikisht ka dalë kundër demarkacionit me Malin e Zi, duke konsideruar se ky version i demarkacionit i humb territor Kosovës.

Kundër demarkacionit më herët janë deklaruar edhe Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe disa deputetë tjerë.

Për t’u ratifikuar demarkacioni me Malin e Zi Kuvendit i duhen minimun 80 vota. Në anën tjetër, pas paralajmërimit për ri procedim të demarkacionit opozita ka paralajmëruar tensionim të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu