LAJMI I FUNDIT: LDK e shkarkoi Vjosa Osmanin

0
184
LAJMI I FUNDIT: LDK e shkarkoi Vjosa Osmanin

Kēshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti, gjegjësisht nga posti i anëtares së kryesisë dhe nënkryetares, raporton Gazeta Blic.

Është deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Haxhi Avdyli që e ka konfirmuar këtë vendim.

Ai e ka quajtur skandaloz një vendim të tillë.

“ Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, ka shkruar ai.

LAJMI I FUNDIT: LDK e shkarkoi Vjosa Osmanin

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Hoti.

Kujtojmë se edhe më parë Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të LDK’së.

Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.

Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.

Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu