LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Isa Mustafa e Albin Kurti AKTUALE

0
121
LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Isa Mustafa e Albin Kurti AKTUALE

Kështu kanë theksuar burime të Gazeta Blic brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto burime nuk kanë saktësuar orën e saktë të mbajtjes së këtij takimi, por ka theksuar se dy liderët janë dakorduar për një takim gjatë ditë së nesërme.

”Edhe pse nuk e kanë caktuar orën, pritet që nesër gjatë ditës të takohen edhe njëherë Isa Mustafa e Albin Kurti”, tha ky burim.WERBUNG

Gjithnjë sipas këtij burimi, ndonëse ende nuk ka lëvizje të pozicioneve nga dy partitë, mund të pritet marrëveshje të mërkurën në mbrëmje, ose të enjten paradite, gjegjësisht para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ndërkohë, publikisht drejtuesit e dy partive vazhdojnë të mos lëvizin nga pozicioni i tyre. Në fakt është çështja e presidentit, ajo e cila i ka ndarë dy partitë.

Derisa LDK insiston në këtë post, VV kërkon që në këtë post të vijë dikush apartiak.

Ndryshe, Isa Mustafa ka folur sot për një takim të mundshëm me Kurtin.

Ai jë 30 vjetorin e LDK-së, ka theksuar se dy partitë duhet ta ndajnë pushtetin në mënyrë të barabartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu