Lamtumirë President! Unë nuk po ikë nga dëshira, po ikë nga pamundësia për të jetuar!

0
844

Ramiz Dreshaj nga Vrella e Istogut

Nje aktivisht i LDK-se nga Istogu dhe adhurues i flakte i presidentit Ibrahim Rugova, pas ka bere nderime te varri i presidentit Rugova, ka “njoftuar” Presidentin me vendimin e tij te dhimbshem per largimin nga Kosova. Ai i ka dhene edhe arsyet pse po largohet nga Kosova.

Lexojeni postimin e Ramiz Dreshajt nga Istogu!

Unë po iku President më s`mund të vij e të vizitoj!
I frikshëm e me lotë të shkruaj President.
Unë nuk po iku nga dëshira, po iku nga pamundësia për të jetuar President, mu mbyllen te gjitha dyert ne token qe e bekoje ti o President.
S`më lënë më as të jetoj këtu, s`kam nga t`ja mbajë por unë po iku i trishtuar dhe pa asnjë shpresë para vetës, s`kam askujt t`ja qajë këtë hall andaj po të drejtohem ty President, ty që më bekove por të tjerët pas teje më mallkuan o President!
Është rrugë e rëndë, por këtu nuk shohë dritë as në fund të tunellit, gjithëçka duket e pa shpresë, një grup njerzish kanë uzurpuar gjithëçka në Dardaninë tënde o President, e ne populli ytë që ti na prire edhe në ditët më të vështira jemi dorëzuar.
Sot s`ka kush t`na prinë, sot na injorojn, na shajn e na degradojnë. Sot të jesh Rugovist është e vështirë ngase s`ke vend në tokën tënde!
Dëshprim është President, sot kur babai i një dëshmori e që e kishte të vetmin fëmijë shkon tek varri dhe i thotë varrit të birit dëshmor: Lamtumirë o birë, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime.
E dhimbëshme President, por jeta po të ballafaqojka dhe po të sjellka në situatë që ti thuash lamtumirë edhe varrit të birit dëshmor!
Lamtumirë President!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu