Lapidari është ngritur për tu hequr

0
666

Të jesh i emancipuar politikisht do të thotë të dish si të mendon, si të vepron dhe kur duhet vepruar. Se sa po mendohet e veprohet në përmasat e emancipimit politikë kjo po dëshmohet gjithnjë e më tepër në jetën e përditshme. Mos emancipimi nuk mund të mbulohet me asnjë veprim, sepse menjëherë duket sheshazi, se nuk është mendim i drejtë, i qëllimshëm, apo  është i yshtur nga rrethanat të cilat i krijojnë të tjerët për ne.

Në kuadër të kësaj edhe po bëjmë një analizë rreth Lapidarit në Preshevë. Sipas të gjitha analizave vijmë në përfundim, se Lapidari i ngritur edhe është paraparë të hiqet. Dikush do të parashtronte pyetjen, nga ku doli ky përfundim i analizës?!

Për afro dy muaj institucionet e qeverisë lokale nuk arritën të zyrtarizojnë vendin ku ishte ngritur lapidari, përmes kadastrës! A nuk do të thotë kjo diçka?!

Ngitja e Lapidarit ka ardhur si shprehje dhe këmbëngulje e vullnetit politik të bashkëluftëtarëve të gjallë, por pushteti lokal nuk ka qenë i vendosur për një veprim të tillë. Ky është supozimi im. Euforizmi dhe rahagjosizmi kombëtar, në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, i ka bërë të luhatët pushteti lokal, duke menduar se ka ardhur momenti i rehabilitimit të vetvetes me ngritjen e Lapidarit dhe mu për këtë i është dhënë rëndësi e veçantë atij momenti, por gjithnjë me frikën se nuk mundën për ta mbrojtur për çdo rast që do të paraqitet nevoja, duke menduar edhe alternativa.

Kur erdhi ultimatumi (fjala e fundit) nga Kryeministri serb, të gjithë liderthit e Luginës vrapuan për të marrë mbështetje nga udhëheqësit e viseve tjera shqiptare. U bënë një seri takimesh në Prishtinë dhe Tiranë, u bënë shumë debate nga katër televizionet në Prishtinë dhe gjithnjë e më tepër merrnin mbështetje, derisa më në fund morën guximin për të deklaruar se Lapidari nuk do të hiqet. Se sa ishin ato mbështetje të forta, tregoi koha.

Një lajmë që kaloi heshtazi prej mjeteve të informimit dhe analistët ditor të oborrtarëve, sinjalizonte zhvendosjen e Lapidarit nga vet pushtetarët lokal të Preshevës, në oborr të xhamisë apo para shtëpisë së kulturës. Pse filluan këto fjalë të qarkullonin? Duke ditur se qeveria serbe do të ndërmarr veprime konkrete, këta ndër vete filluan ta diskutonin zhvendosjen, duke u nisur nga parimi më mirë ne se ata. Ne, do të arsyetohemi disi, ata… çfarë përgjigje do të japim? Duke menduar se qeveria serbe do të veprojë ngathët, duke u penguar për një moment nga faktori ndërkombëtar, gjë që edhe ndodhi për të marrë një shuplakë të vogël Daçiqi, u dëgjua edhe zëri për dorëheqje, nëse i ndodh që Lapidari të tërhiqet nga Presheve. Lapidarit i ndodhi përdhosja dhe vrasja për të dytën herë të gjithë dëshmorëve dhe viktimave të luftës, emrat e të cilëve ishin gdhendur me shkronja të arta në te e histori, e dorëheqja nuk ndodhi! Kjo nuk është emancipim politik, se emancipimi politik ka të bëjnë me strategji veprimi e mendimi, e jo të ndërmerren veprime herë pas here, ashtu siç e lyp momenti dhe të dali në pah jo serioziteti.

Sikur të mos vepronte Serbia për heqje Lapidari, ai, sipas të gjitha analizave, vendin do ta kishte në oborr xhamie, ku atje nuk do të preket, se feja është e paprekshme, mirëpo dëshmorët e kombit ra për fe apo atdhe?

Të paktën veprimi i Serbisë i zgjoi nga gjumi ëndërrimtarët, i kthjelloi politikanët dhe pengoi përdhosjen që do ta bënte pushteti lokal me sugjerimet berishiane e të gjithë spektrit politik në Kosovë, duke e vendosur në oborr xhamie Lapidarin.

Ndoshta kjo do të ndikojë të emancipohen politikisht dhe të veprojnë në të mirë të çështjes kombëtare në kohën e duhur, me mjete të duhura.

 

Prishtinë, 22.01.2013

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu