Latif Gashi merr masa, padit Eroll Vitakun dhe Artan Retkocerin

0
1970

i rrahur deri ne vdekje

Njëri ndër komandantët e Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi, ka autorizuar avokatin që të bëjë një kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve të emrit të tij, Eroll Vitakut dhe Artan Retkocerit, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

“Padia ndaj Vitakut është bërë për faktin se i njejti nuk e ka lajmëruar rastin tek z.Gashi dhe organet kompetente. Prandaj, padia është ngritur mbi bazën e dëmtimit të personalitetit të z.Gashi dhe familjes së tij”, bëjnë të ditur burimet.

Merret vesh se Eroll Vitaku, përmes telefonit dhe gjatë paraqitjeve mediale, i ka kërkuar falje z.Gashi dhe familjes së tij për keqinterpretimet mediale, dhe dëmtimit të imazhit publik.

Marrë parasysh faktin se kërkim falja nuk e ka pasur efektin e duhur në opinion për shkak të negjizhencës se medias për ta trajtuar këtë çështje, Gashi ka autorizuar avokatin e tij që të padis në gjykatë Vitakun dhe Retkocerin, mbi bazën e keqpërdorimit dhe personalitetit të tij.

Po ashtu, avokati i angazhuar në padi do t’i shqyrtoj procedurat tjera ligjore për ankesa ndaj disa mediave të cilat keqinterpretuan deklaratën e Eroll Vitaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu