Latifi: Po ta menaxhonte Kurti si Hoti pandeminë, e kishim ngrënë për së gjalli

0
303
Latifi: Po ta menaxhonte Kurti si Hoti pandeminë, e kishim ngrënë për së gjalli

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duhet të jetë mirënjohës maksimalisht pse presionet dhe kritikat ndaj qeverisë së tij për menaxhimin e pandemisë janë minimale.

Ky reagim i Latifit vjen pas shkrimit të mediumit amerikan ‘Bloomberg’ që e ka nxjerrë Kosovën si shtetin i cili renditet në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri më 26 gusht.

Sipas filozofit Latifi, po të ndodhte një gjë e tillë kur kryeministër ishte Albin Kurti, atëherë siç thotë ai “e kishim hëngër për së gjalli”.

“Kryeministri Hoti duhet të ndihet mirënjohës maksimalisht pse presionet dhe kritikat ndaj qeverisë së tij për menaxhimin e pandemisë janë minimale, se po të dilte kjo e dhënë në kohën sa Kurti ishte kryeministër, siç thotë ajo shprehja, e kishim hanger për s’gjalli”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu