Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka komentuar deklaratat nga anëtarë të LDK-së që, si rëndom, kërkojnë drejtësi për veprimtarët e vrarë politikë në prag të zgjedhjeve.
Hoti, në Facebook, ka shkruar se kjo po ndodh meqë LDK-ja i ka nuhatur zgjedhjet e parakohshme.
Të gërdtishëm i ka konsideruar Hoti anëtarët e LDK-së, të cilët, sipas tij, këto vrasje nuk i përmendën asnjëherë për tre vite sa ishin, siç ka shkruar ai, nën sqetullat e Kadriut.
Komenti i tij i plotë:
LDK i qenka kthyer vrasjeve të veprimtarëve të saj, sigurisht pasi i ka nuhatur zgjedhjet e parakohshme. Për tre vite nuk i përmenden asnjëherë nga nënsqetulla e Kadriut, të cilin sigurisht që tani do ta akuzojnë prapë se i ka duart me gjak. Të gërditshëm!