LDK-ja në kriz Identiteti

0
941

Kryesia e Degës së LDK- së në Podujevë shkelëse e Statutit të  LDK-së

Si duket  kryetarit të Degës së LDK-së z.Agim Veliu nuk i bënë fare përshtypje se çka përmban Statuti i  LDK-së edhe pse ky nuk e thotë ashtu siq  e ka thënë  kryetari i LDK-së z.Isa Mustafa se Statuti i Partisë është vetëm letër, por shkon edhe më tej duke mos e respektuar fare atë. Ky veprim i  tij duket edhe më skandaloz kur vet z. Veliu ka qenë edhe anëtarë i grupit për ndryshime statutare. Rasti i  fundit i shkeljeve statutare  nga ana e Kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë ka ndodhur me mbledhjen e mbajtur të kësaj kryesie lidhur me zhvillimet në Forumin Rinor  në Podujevë.

Ka qenë takimi i fundit  i thirrur nga kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë Agim Veliu me përfaqësuesit e nëndegëve për të marr siq është quajtur “Vendim mbi ligjitimitetin e Kuvendit të FR-së” në këtë Degë. Ajo çka në të vërtetë është diskutuar në këtë takim ka qenë marrja e pajtueshmërisë nga ana e nëndegve për moslegjitimim të kuvendit të organizuar nga strukturat legale të FR-së dhe pranimi i të ashtuquajturit kuvend i organizuar nga po i ashtuquajturi “Grup kordinues” i themeluar nga Agim Veliu përmes të përkdhelurve të tij. Ky veprim nga ana e z. Veliu përbënë shkelje flagrante të Statutit të partisë duke ditur se nuk janë nëndegët dhe aktivet që vendosin lidhur me legjittimitetin e zgjedhjeve në FR.

Ky takim vjen pas një sërë veprimesh të ndërmarra nga vetë kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë dhe mbështetësve  të tij,  disa prej cilëve edhe vetë në mënyrë anonime deklarohen për presion ndaj tyre për të kryer këto veprime.  Veprimet e  ndërmarra janë presioni, shantazhi dhe kërcnimet ndaj familjeve nga vin të rinjët e strukturave të Forumit Rinor.

Fillimisht  presioni ka qenë ndaj vetë kryetarve të nëndegve dhe aktiveve të LDK-së se veprimet e strukturave të FR-së në Podujevë të  dalura nga Kuvendi i Datës 23 Tetor  2011 sipas tyre janë të pabazuara dhe si të tilla gjoja janë vlerësuar edhe nga vetë Kryetari i LDK-së z.Isa Mustafa për të cilin deklaron se ka pasur takim lidhur me këtë çështje.  Prej njerëzve të cilët thuhet se janë angazhuar për të kryer këto veprime janë shoferi dhe truproja personale e kryetarit Veliu, Nuhi Ymeri së bashku me drejtorin e Qendrës së Mjeksisë Familjare  z. Zaim  Thaqi, i cili vonë e ka marr këtë pozitë të shërbyesit civil të dhënë si duket me kushte nga z.Veliu. Këta kanë bër presion tek prindrit e të rinjve dhe të vetë të rinjët që të distancohen nga strukturat legale të dala nga Kuvendi i IX  zgjedhor i  FR-së në Podujevë. Këto veprime janë mbështetur edhe nga disa  drejtor të K.K. Podujevë

Arsyeja kryesore e këtyre veprimeve siq duket nuk ndërlidhet me   legjitimitetin e strukturave të FR-së, por është ruajtja e pozitës dominante e Agim Veliut në Degën e LDK-së në Podujevë pasi që bëhën me dije të tij, si dhe krejt kjo për të qenë lojal ndaj politikave të eleminimit që kryetari i tanishëm i LDK-së Isa Mustafa është duke i zbatuar dhe përkrahur.

Lidhur me veprimet e lartcekura  janë të preokupuar edhe antarësia e gjerë e partisë në këtë degë, sepse këto veprime i cilësojnë si jo të matuara dhe po kryhen në shërbim të interesave të ngushta.

Ne si Kryesi e FR-së Dega në Podujevë apelojmë që format e tilla të presionit, shantazhit dhe kërcnimet të ushtruara nga kushdo qoftë të ndërpriten sepse nuk janë në frymën e partisë që  i takojmë. Gjithashtu i përkujtojmë të gjithë se legjitimiteti tashmë i konfirmuar edhe nga Kryesia Qëndrore e FRLDK-së  se strukturat e  dala nga Kuvendi Zgjedhori i  dt.23 Tetor 2011 janë plotësisht  në përputhje me Dispozitat Statutare dhe Rregulloren në Fuqi të FRLDK-së..

 

Forumi i rinisë i LDK-së                                           Youth Forum of LDK

Dega Podujevë                                                         Branch of Podujeva

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu