“LDK, ka nevojë për Lider të ri”

0
361
“LDK, ka nevojë për Lider të ri”

Analisti politik dhe profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës ka përgjegjësi së bashku me PDK-në e AAK-në për degradimin ndër vite të skenës politike dhe të jetës shoqërore në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se LDK-së i duhet një lider i ri, që del edhe kandidat për kryeministër dhe nuk e jep atë post me qira.

“Të dashur miq, (të të gjitha partive e jopartive)! Vota për LDK-në nuk ka qenë votë e ndryshimit, po ka qenë votë e vendnumërimit. LDK ka vite që është parti e vendnumërimit.

LDK ka përgjegjësi konkrete, bashkë me PDK-në e AAK-në për degradimin ndër vite të skenës politike dhe të jetës shoqërore në Kosovë. Kush thotë që LDK mund të bëjë ndryshime me një kryetar inatçor e një kandidate servile ndaj Albinit e agresive ndaj Agimit, thjesht gënjen.

Për të dalë nga istikami i vendnumërimit, LDK-së i duhet një lider i ri, që del edhe kandidat për kryeminstër vetë e nuk e jep atë post me qira. Këmbëngulja më postin e presidentit është pretekst. Shype, mësoni t’ua thoni sendeve emrat e saktë dhe t’i lexoni mesazhet saktë, nëse doni të dilni nga dëshpërimi!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu