LDK me metoda detyruese ndaj deputetëve të saj: Kush s’e dëgjon shefin, s’ka vend në parti!

0
582

Muaji i ardhshëm pritet që të jetë i “nxehtë” në Kuvendin e Kosovës. Kësisoj, kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet në Parlament në fillim të marsit. Megjithatë, disa prej deputetëve të LDK-së janë shprehur haptas se do të votojnë kundër kësaj çështje.

Lidhur me këto kundërshtime, deputeti i partisë së Mustafës, Naser Osmani thotë se duhet të ketë ndëshkim për deputetët “rebelë” që nuk i miratojnë vendimet e partisë.

“Shpresojë që deputetët do të kenë mirëkuptim dhe të marrin përgjegjësi për të mirën e qytetarëve të Kosovës pasi kjo çështje ndërlidhet kryesisht me liberalizimin e vizave. Por, kjo ka të bëjë edhe me raportin me fqinjin tonë të mirë, Malin e Zi”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Më tej, Osmani shprehet se çdo deputetët i LDK-së duhet t’i respektojë vendimin e organeve të partisë, Këshillit të Përgjithshëm, të kryesisë dhe kryetarit të partisë.

“Ata që nuk e respektojnë vendimin e partisë konsiderojë se nuk janë pjesë e subjektit sepse janë vendime të përbashkëta dhe kështu funksionon një parti kudo në botë, jo veç tek ne”, ka thënë ai.

Ndryshe, deputeti Osmani thotë se janë plotësuar të gjitha parimet dhe kriteret që demarkacioni të procedohet në Kuvend. “Kryeministri dhe Qeveria kanë paraparë që janë plotësuar kushtet dhe komisionet plotësuese për me verifiku raportet e mëhershme të cilat kanë qenë dhe janë plotësuar të gjitha kriteret dhe normat për mu riprocedu”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu