LDK mohon marrëveshjen me PDK-në

0
748

Hasha me Isen

Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar shkrimet e medieve shqiptare për një koalicion PDK- LDK.

Anëtari i kësaj partie, Bajram Gecaj, ka thënë për Gazetën Blic se kjo nuk është e vërtetë.

“Siç edhe janë në dijeni mediat, Kryetari Mustafa është takuar sot me partnerët e Koalicionit të Madh për më se dy orë, ku janë diskutuar rrethanat më të reja në skenën politike Kosovare. Ashtu si ka deklaruar edhe Kryetari Limaj pas takimit, koalicioni është i qëndrueshëm, i fuqishëm, i bashkuar, dhe i vendosur se institucionet do të formohen nga shumica parlamentare e këtyre katër partive partnere. Pa marrë parasysh disa zëra të ngutshëm të ditëve të fundit, takimi i sotëm ka vërtetuar edhe një herë se objektivi fillestar i dërgimit të PDK-së në opozitë është ende qëllimi kryesor i partneritetit te katër forcave politike shqiptare”, tha Gecaj për Gazetën Blic.

Portali Lapsi.al ka raportuar se LDK e PDK janë marrë vesh për koalicion, ku Isa Mustafa do të jetë kryeministër e Hashim Thaçi president i vendit.

Por nga ana tjeter, antar te krysis së PDK-së në kushte anonime, thon se LDK-ja esht e gatshme te ofroi zgjidhje nese i ofrohen disa Ministri dhe Posti i Kryministrit.

Haziri është i pari i cili thuhet se e ka pasur guximin t’ia kërkojë kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndryshimin e marrëveshjes pas zgjedhore që bëri bashkë LDK-në, AAK-në dhe Nisma për Kosovën.

Reagimi i ashpër i Haradinajt në një prej takimeve të para disa javëve, thuhet se e ka nxitur Lutfi Hazirin që të punojë edhe më shumë drejt kërkesës që Haradinaj të mos jetë më i nominuari i LAN-it për kryeministër.

Duke e parë fuqinë e Hazirit që të bind një pjesë të konsiderueshme të LDK-së për të kërkuar ndryshimin e marrëveshjes me Haradinajn, PDK ka filluar ta shoh atë si kandidat të mundshëm edhe për kryeministër konsensual.

“Kemi hyrë në muajin e pestë ndërsa ne po vazhdojmë të turpërohemi para botës duke mos arritur të krijojmë institucionet tona. Po shihet që kështu si kemi shkuar deri më tash nuk ka kurrfarë mundesie që të bëhet diçka”, ka thënë para dy ditësh për Indeksonline një zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti.

Në rast të një koalicioni me PDK-në për krijimin e qeverisë së re, kjo e fundit sipas të gjitha gjasave do të jetë një qeveri e përkohshme që Kosova të mos vazhdojë të mbes “gazi i botës” siç thonë në LDK dhe PDK këtyre ditëve.

Dhe në koalicione të tilla zakonisht në pyetje jo lideri i partisë, por një tjetër zyrtar i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët.

Për PDK Lutfi Haziri është i pranueshëm, ndonëse kjo nuk do të pranohet publikisht derisa LDK të pranoj të ulet në tavolinë me PDK-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu