LDK-në e heshtë arrestimi i asamblistit të saj për ngacmim seksual ndaj 13 vjeçares

1
934

LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka thënë asnjë fjalë rreth skandalit të shkaktuar nga asamblisti i komunës së Mitrovicës, i cili u arrestua si i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture.

Dyshohet se asamblisti e ngacmonte të miturën kur ajo shkonte në shitoren e tij që gjendet përballë shkollës.

Policia nuk jep detaje, përveç faktit se po mban në paraburgim të dyshuarin.

KTV-ja, gjatë tërë ditës, ka tentuar të marrë një qëndrim nga zyrtarë të LDK-së në Mitrovicë.

Kryetari i degës së LDK-së, njëherësh nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, nuk ka dashur të flasë. Sulmi seksual ndaj të miturës nga një i zgjedhur i popullit ka nxitur shumë reagime.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF thekson se akte të tilla të paprecedentë ndaj fëmijëve janë shqetësuese, të papranueshme dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.
“Këto akte shkaktojnë pasoja të dëmshme afatgjate e shpesh të parikuperueshme fizike dhe psikologjike për fëmijët”.

Ndërsa në reagimin e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës thuhet se ngacmimi seksual duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi, e në veçanti duhet të trajtohet me seriozitet të shtuar kur viktimë e kësaj vepre të kundërligjshme janë fëmijët.

Bekim Muja 1
Bekim Muja: ngacmonte rregullisht nje 13 vjeqare
Bekim Muja
Bekim Muja ne foto me Isa Mustafen
Bekim Muja
Bekim Muja, gjate punes ne Kuvendin Komunale te Mitrovices

1 Koment

  1. Pershendetje te nderuar,
    kam tentuar te ju kontakoje disa here lidhur me nje artikull qe e keni publikuar para dy viteve, por nuk po kam asnje mundesi se si me ju kontaktue juve.
    Lus per nje mundesi komunikimi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu