LDK nesër e prish koalicionin me Vetëvendosjen?!

0
979

VV 35

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që nesër të mbledh kryesinë e saj, ndërsa gjatë kësaj mbledhje, të flasin edhe për situatën e fundit që lidhet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe deklarata e liderit të saj, Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i cili ka refuzuar që të komentojë deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Lutfi Haziri, i cili ka paralajmëruar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pas akuzave e kundërakuzave për hajni me liderin e VV-së, Albin Kurtin.

“Unë nuk dua t’i komentojë ato akuza, ndërsa nesër kryesija e LDK-së mblidhet dhe diskuton për krejta çshtjet.”, ka thënë shkurt Rugova për Indeksonline.

Ndryshe, “dridhjet” e para për çarjen e Bllokut, janë parë sot, teksa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi hapur se tashmë është për prishjen e koalcionit me VV-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu