LDK-: Publikon vetëm shpenzimet, “Fsheh” Financuesit

0
749

Kryeministri Isa Mustafa, që është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kishte cilësuar si “kërkesë shumë të qëlluar” që pasqyrat financiare të partive të bëhen publike.

Si kryetar i LDK-së, ai u zotua të enjten se partia e tij do t’i bëjë publike në faqen e saj në internet këto të dhëna ndërsa tha se financat e partive duhet edhe të auditohen.

“Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka thënë ai.

Por, të premten, LDK ka bërë publike një numër raportesh të shpenzimeve në faqen e internetit, por në asnjë nga to nuk është parë e arsyeshme që të publikohen donatorët që financojnë aktivitetin e partisë së dytë më të madhe në vend.

Në kategorinë ku duhej të publikoheshin të dhënat për donatorët dhe shumën e tëhollave që ata kanë dhënë, LDK ka deklaruar zero të ardhura nga përkrahës të saj.

Donatorët e partisë nuk janë përmendur as në ato raporte që pasqyrojnë shpenzimet për fushatë zgjedhore të partisë, kur dihet fakti që partitë politike gjatë fushatës shpenzojnë mijëra euro.

Shoqëria civile në vazhdimësi ka kritikuar partitë politike se nuk bëjnë publike pasqyrat financiare. Në këtë drejtim përjashtim kanë bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa të enjten kishte “thumbuar” këto dy parti, duke iu kërkuar që të bëjnë publike shpenzimet sipas tij për blerjen e molotovit.

“Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu