LDK rikonfirmon mbështetjen për koalicionin LAN dhe VV

0
757

LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë për media takimit të Kryesisë. Në njoftim thuhet se LDK po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare të themelojë institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur.

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e LDK’së.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot, i ka dhënë mbështetje të plotë koalicionit të shumicës parlamentare, të prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK’ja po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare, si përfaqësues i shumicës absolute të popullit të Kosovës, të themelojë institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur.

LDK’ja vlerëson se është e dosmosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe së Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

LDK’ja vlerëson se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, me qëllim që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

LDK’ja konsideron se është e domsodoshme që procesi i themelimit të institucioneve të reja të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu