LDK shpall zgjedhjet! Ja si po e përgatit Isa Mustafa terenin për të rimarrë partinë!

0
705

LDK-ecat

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet e reja të brendshme. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa në një postim në Facebook. Ai ka thënë se ato do të mbahen nga 10 mars deri më 10 maj.

Anëtarë dhe simpatizantë të nderuar të LDK-Së

Në Kryesinë e LDK-së sot shqyrtuam dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve, e që pritet të mbahen nga data 10 mars deri më 10 maj në nivel të degëve, kurse në fund të muajit maj, të mbahet Kuvendi i LDK-së, në të cilin do të zgjedhjet Kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm. Me këto zgjedhje, LDK synon të zgjerojë bazën e saj në aspektin moshor, profesional dhe gjinor. Angazhohemi për një proces shumë transparent e të organizuar mirë, i cili do të rezultojë në dobi të anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës. Me respekt, IM.

 

Burime brenda LDK-së kanë thënë se Isa Mustafa është duke e përgatitur terenin për të ardhur në krye të partisë, duke e shfrytëzuar postin e kryeministrit.

“Sipas të gjitha gjasave Mustafa do të kandidoj sërish. Ai është duke e menaxhuar asisoj partinë, që t’i sistemoj ne pushtet të gjithë delegatët e mundshëm të Kuvendit zgjedhor, në mënyrë që ta ketë të sigurt rizgjedhjen në krye të partisë”, ka thënë për Gazetën Blic një zyrtar i lartë brenda LDK-së në kushte anonimiteti.

Sipas ketyre burimeve, Mustafa është duke u munduar që të pakënaqurit ti sistemoj, qoftë në poste të zëvendësministrave, këshilltarëve dhe në poste tjera, dhe kësisoj ta rimarrë partinë.

Gazeta Blic, ndërkaq, para disa ditësh ka raportuar se Lutfi Haziri ka pretendime që ta marrë kreun e partisë. Sipas burimeve të Gazetës Blic, ai mund të kandidoj për kryetar të partisë, nëse në teren arrin që t’i siguroj votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetar. Mirëpo, gjithçka do të varet nga kryetari aktual, Isa Mustafa.

Sipas burimeve të Gazetës, nëse Mustafa heq dorë nga kandidimi, gjë që ka pak gjasa të ndodh, atëherë lufta do të zhvillohet ndërmjet Lutfi Hazirit e Agim Veliut.

Hyrja e Isa Mustafës në koalicion me PDK-në ka shfaqur shumë pakënaqësi në këtë parti. Shtatë deputetë të kësaj partie, që bëjnë hiq më pak se 120 mijë vota votuan kundër koalicionit me PDK-në dhe kundër Isa Mustafës kryeministër.

Mustafa në krye të partisë erdhi më 2010, ku arriti ta mposhtë Fatmir Sejdiun, falë gjuhës që përdori kundër SHIK-ut dhe PDK-së me të cilët sot është në koalicion./ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu